Ndërlidhjet

Jep dorëheqje guvernatori i Puerto Rikos


Flamuri amerikan dhe ai i Puerto Rikos.
Flamuri amerikan dhe ai i Puerto Rikos.

Guvernatori i Puerto Rikos, Ricardo Rosselló ka bërë të ditur për dorëheqjen e tij, pas disa ditësh të protestave masive në rrugë në territorin amerikan.

Rosselló, i cili ditën e diel pati insistuar se do të qëndrojë në pushtet, ka thënë tani se do të vazhdojë punën vetëm deri më 2 gusht për të mundësuar një tranzicion të lehtë.

Ai ka qenë në qendër të një skandali me mesazhe private, që deri më tani kanë rezultuar me dorëheqjen e dy zyrtarëve tjerë të lartë.

Në mesazhet e publikuara ka elemente seksiste dhe homofobike.

Aty është thënë të jenë publikuar 800 faqe me biseda në mes të guvernatorit dhe 11 aleatëve të tij.

Njoftimi për dorëheqjen e Rossellos ka nxitur festë në rrugët e kryeqytetit, San Huan.

Ai do të zëvendësohet nga Sekretarja e Drejtësisë, Wanda Vazquez.

Përveç protestave në rrugë dhe shprehjes së pakënaqësisë në forma të tjera, largimin e Rosselos nga pushteti e ka kërkuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

XS
SM
MD
LG