Ndërlidhjet

Greva e punëtorëve të Telekomit


Greva e punëtorëve të Telekomit
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:48 0:00

Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë hyrë në grevë 24-orëshe për të kundërshtuar vazhdimin eventual të kontratës me kompaninë e telekomunikimit Z-Mobile. Kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se vazhdimi i kësaj kontrate do ta dërgonte në humnerë Telekomin. “Dihet për dëmet që kjo kompani ia ka shkaktuar Telekomit të Kosovës. Për ne, çdo tentim i vazhdimit të një kontrate të tillë do të ketë pasoja për Telekomin”, tha Balaj. Kompania publike, Telekomi i Kosovës, është futur në krizë të thellë financiare tani e sa kohë, për shkak të borxheve të shumta të akumuluara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG