Ndërlidhjet

Prishtinë: Një person në gjendje të rëndë nga ethet e minjve, mjekët apelojnë për kujdes


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), përmes një komunikate, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes - ethet e minjve.

“Këtë vit, një rast i raportuar nga Klinika Infektive, është në gjendje të rëndë klinike”, thuhet në komunikatë.

Burimi i infeksionit të sëmundjes janë minjtë. Në organizmin e njeriut virusi hyn përmes tri mënyrave: traktit respirator, traktit tretës dhe përmes lëkurës, bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësor.

“Pakujdesia gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi të frutave të malit të palara mund të shkaktojë sëmundjen vdekjepruese”, thuhet më tutje në komunikatë.

Trajtimi i sëmundjes bëhet më sukses në rast të paraqitjes në kohë te mjeku.

“Në qoftë se të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë, paraqiten komplikime, e që mund të shkaktojnë bllokimin e veshkave”, thuhet në komunikatën e IKSHPK.

XS
SM
MD
LG