Ndërlidhjet

K.Jugore do të zhvillojë sërish stërvitje ushtarake me SHBA-në


Pamje nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë Jugore.
Pamje nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Ushtria e Koresë Jugore ka thënë se do të fillojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me forcat e Shteteve të Bashkuara, pavarësisht paralajmërimeve të Koresë Veriore se këto stërvitje mund të rrezikojnë negociatat për raketat bërthamore në mes të Phenjanit dhe Uashingtonit.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë Jugore ka thënë më 5 gusht se stërvitjet do të testojnë kapacitetet e Seulit për të rikthyer kontrollin operacional të kohës së luftës.

Aktualisht, në traktatet e nënshkruara mes Shteteve të Bashkura dhe Koresë Jugore thuhet se gjenerali amerikan do të jetë në krye të komandës së të dyja forcave në rast të luftës, mirëpo Seuli ka kërkuar për një kohë të gjatë përmbysjen e këtij pozicioni.

Stërvitjet e përbashkëta vijnë pak ditë pasi Koreja Veriore ka testuar një seri të raketave me rreze të mesme.

Phenjani i ka konsideruar ato si “paralajmërime solemne” ndaj Koresë Jugore, dhe si shenjë kundërshtimi për realizim të stërvitjeve të përbashkëta me Uashingtonin.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un janë takuar tri herë dhe kanë realizuar dy samite, me qëllim të denuklearizimit të Gadishullit Korean.

Bisedimet në Hanoi në muajin shkuar kanë përfunduar pa ndonjë marrëveshje, meqë Shtetet e Bashkuara insistojnë se Koreja Veriore duhet të denuklarizohet plotësisht, derisa verikoreanët në anën tjetër kërkojnë lirim nga sanksionet ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG