Ndërlidhjet

Pakistani kundërshton vendimin e Indisë për Kashmirin


Kashmir

Pakistani tha se e "dënon me forcë" vendimin e Indisë për revokimin e statusit të veçantë të rajonit të Kashmirit.

Qeveria e Indisë e ka revokuar pjesën e kushtetutës që i jep status special Kashmirit, të administruar nga India, shkruan Reuters.

Veprimi ka gjasë të ngjallë trazira, pasi ndaj këtij rajoni, kanë apetite të dyja vendet.

India dhe Pakistani e pretendojnë atë rajon në mënyrë të plotë, por kontrollojnë vetëm pjesët e tij.

Mijëra trupa indiane ishin dërguar në rajon, përpara njoftimit, duke u thënë turistëve të largoheshin.

India tha se vendimi është marrë si përpjekje për të integruar plotësisht rajonin e saj të vetëm me shumicë myslimane, me pjesën tjetër të vendit.

Por, Pakistani reagoi menjëherë duke e kundërshtuar vendimin.

"Si palë në këtë mosmarrëveshje ndërkombëtare, Pakistani do të ushtrojë të gjitha mënyrar e mundshme për të kundërshtuar këto hapa të paligjshëm", tha ministria e jashtme e Pakistanit përmes një deklarate.

Tensionet në mes të Islamabadit dhe Nju Delhit janë rritur prej 14 shkurtit, kur një sulm vetëvrasës ka lënë të vdekur të paktën 41 trupa indiane në Kashmirin me shumicë myslimane.

Grupi militaint, Jaish-e-Mohammad (JeM) ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Të dyja vendet, India dhe Pakistani posedojnë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG