Ndërlidhjet

Hoxhaj: Sulmi në konsullatën e Kosovës, goditje ndaj sovranitetit


Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj
Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvëndës-kryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka akuzuar strukturat serbe të sigurisë për sulmin ndaj konsullatës së Kosovës në Danimarkë.

“Sulmi në konsullatën tonë në Danimarkë, në fillim u duk se ishte sulm i tifozëve huliganë të sportit, por doli të ishte një veprim i planifikuar nga struktura shtetërore të sigurisë serbe. Ky është një dimension i ri për goditjen e sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Më 14 gusht, ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behxhet Pacolli, njoftoi se është sulmuar konsullata e Kosovës në Kopenhagë.

“Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, pati deklaruar Pacolli.

Në anën tjetër ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar të enjten se nuk ka asnjë informacion, nëse ndonjë shtetas i Serbisë është arrestuar apo i dyshuar për këtë rast.

“I kam kontaktuar njerëzit tanë dhe më kanë thënë se autoritetet daneze nuk kanë bërë asnjë njoftim për këtë çështje, dhe as nëse ndonjë nga qytetarët tanë janë të arrestuar ose duke u hetuar”, ka thënë Daçiq.

Ai tha se me informacionet që posedon të gjithë tifozët serbë janë kthyer në Serbi.

XS
SM
MD
LG