Ndërlidhjet

Pakistani akuzon Indinë për vrasjen e dy civilëve në Kashmir


Një ushtar indian në Kashmir
Një ushtar indian në Kashmir

Qeveria e Pakistanit thotë se trupat indiane kanë qëlluar përtej linjës së kontrollit në rajonin e kontestuar të Kashmirit, duke vrarë dy civilë dhe duke plagosur një tjetër.

Pakistani dhe India shpesh shkëmbejnë zjarr në rajon, por tensionet janë rritur që nga 5 gushti kur New Delhi anuloi statusin e veçantë të Kashmirit të administruar nga India, ndërpreu shërbimet e internetit dhe të telefonit, dhe kufizoi rreptësisht lëvizjet e njerëzve.

Kashmiri është i ndarë midis fqinjëve që posedojnë armë bërthamore dhe pretendohet nga të dyja palët.

Ministria tha se Pakistani thirri një të dërguar indian, dhe paraqiti një notë proteste zyrtare, për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit, që sipas tyre paraqet "kërcënim për paqen rajonale".

Dy nga tre luftërat midis Pakistanit dhe Indisë - që nga pavarësia nga Britania më 1947 - ishin mbi kontrollin e Kashmirin.

India tha se po rivendoste gradualisht linjat e telefonit dhe po lehtësonte bllokimin e rajonit.

Më herët, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se heqja e autonomisë për Kashmirin do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e "terrorizmit dhe separatizmit".

XS
SM
MD
LG