Ndërlidhjet

BE-ja përshëndet Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes financiare


Ilustrim.
Ilustrim.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur vendimin e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës për ratifikim të Marrëveshjes Financiare, IPA 2018 (Instrumenti i Paraanëtarësimit).

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, blloku evropian ka thënë se ky vendim “siguron mbështetjen e BE-së në reformat për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim dhe punësim”.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje ka ndodhur para votimit të deputetëve për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja, IPA 2018, e nënshkruar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian konsiderohet se Kosovës i siguron rreth 90 milionë euro për projekte të ndryshme.

XS
SM
MD
LG