Ndërlidhjet

Talibanët vrasin 14 pjesëtarë të forcave qeveritare


Foto nga arkivi. Pjesëtarë të forcave afgane gjatë inspektimit pas një shpërthimi në Kabul. Gusht, 2019
Foto nga arkivi. Pjesëtarë të forcave afgane gjatë inspektimit pas një shpërthimi në Kabul. Gusht, 2019

Militantët talibanë vranë të paktën 14 anëtarë të një milicie pro-qeveritare në Afganistan, njoftuan autoritetet zyrtare.

Zyrtarët e qeverisë thanë se gjatë përleshjeve në provincën perëndimore të Heratit u plagosën edhe disa civilë.

Talibanët nuk i kanë komentuar ende këto raportime.

Incidenti ndodhi në kohën kur SHBA-ja po negocion me talibanët arritjen e një marrëveshjeje, që do t’i jepte fund luftës afro 18-vjeçare afgane.

Pak detaje dihen deri më tash për negociatat, por një marrëveshje mes SHBA-së dhe talibanëve do të përfshijë tërheqjen e forcave të huaja nga Afganistani, në këmbim të garancive nga talibanët, se vendi nuk do të bëhej strehë për grupet e tjera ekstremiste.

Një marrëveshje e tillë do të pasohej nga negociatat paqësore brenda Afganistanit për një zgjidhje politike, dhe një armëpushim të përhershëm.

Shtetet e Bashkuara përfunduan zyrtarisht misionin e saj luftarak në Afganistan në vitin 2014, por rreth 14.000 trupa amerikane mbeten në vend, kryesisht duke trajnuar dhe këshilluar forcat qeveritare që luftojnë me talibanët, mbështetësit e grupit ekstremist Shteti Islamik dhe militantë të tjerë.

XS
SM
MD
LG