Ndërlidhjet

Mbi 200 persona të vdekur nga vrasjet masive këtë vit në SHBA


Ilustrim.
Ilustrim.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se shtatë personat e vdekur nga sulmi në Odesa të Teksasit më 31 gusht, kanë dërguar në 53 numrin e vdekjeve gjatë muajit gusht në Shtetet e Bashkuara.

Incidenti në perëndim të Teksasit ka shënuar sulmin e 38-të masiv me armë zjarri në SHBA gjatë këtij viti.

Si pasojë e tyre, 205 persona kanë vdekur është thënë në faqen që vëzhgon sulmet masive me armë zjarri.

E përditshmja amerikane, New York Times ka thënë se nuk ekziston ndonjë definicion i vrasjeve masive, mirëpo Departamenti amerikan i Drejtësisë i përkufizon ato “me tri apo më shumë viktima brenda aktit” të vrasjes.

Teksasi, ligjet e të cilit nuk konsiderohen të ashpra për armëmbajtje, është përballur me katër prej sulmeve më të përgjakshme në muajin gusht.

Më 3 gusht, një i ri ka vrarë 22 persona dhe ka plagosur 26 të tjerë në një dyqan në El Paso, qytet me shumicë të popullatës hispanike.

Ai kishte publikuar edhe një manifesto kundër migrimit para se të niste sulmin.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka thënë se sulmet masive me armë zjarri kanë vrarë gati 70 persona në Teksas nga viti 2016.

Pas sulmit të fundit, ai ka bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve.

“Kam qenë në shumë ngjarje të tilla”, ka thënë ai teksa ka përmendur katër sulmet që kanë ndodhur në këtë vend.

“Jam lodhur me vdekje, shumë banorë të Teksasit po vuajnë”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG