Ndërlidhjet

Argjentina merr masa për kontrollim të valutës


Ilustrim.
Ilustrim.

Argjentina ka vendosur kontrolle ndaj valutës, peso, teksa tenton të stabilizojë tregjet, meqë ky shtet po përballet me krizë të thellë financiare.

Qeveria do të kufizojë blerjen e valutave të huaja, pas rënies së madhe të pesos.

Kompanitë duhet të marrin lejen e Bankës Qendrore për të shitur peso dhe për të blerë valuta të huaja në mënyrë që të kryhen transferet jashtë shtetit.

Argjentina po ashtu ka kërkuar që të shtyjë pagesat për kryerje të borxhit në Fondin Monetar Ndërkombëtar, ashtu që të përballet me krizën.

Në një njoftim të bërë të dielën, qeveria ka thënë se është e domosdoshme që të miratohet “një seri e masave të jashtëzakonshme për të siguruar funksionin normal të ekonomisë, si dhe për mbrojtje të konsumatorëve”.

Banka Qendrore ka thënë se masat janë të domosdoshme për të “vazhduar gjendjen aktuale”.

Argjentina është përballur me krizë të thellë politike, e cila është përkeqësuar pas humbjes së presidentit në sondazhet e para, të cilat tregojnë se Mauricio Macri mund të largohet nga pushteti në muajin tetor.

Macri, që ishte zgjedhur në këtë pozitë më 2015, ishte zotuar për të rritur ekonominë e Argjentinës përmes një vargu reformash ekonomike liberale.

Mirëpo ky shtet po përballet me recesion të thellë, pasi ka një prej normave më të larta të inflacionit, me gati 22 për qind gjatë pjesës së parë të vitit.

XS
SM
MD
LG