Ndërlidhjet

Policia franceze zhvendos qindra migrantë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Policia franceze po zhvendos të paktën 900 migrantë nga një palestër dhe një kamp, pas shqetësimeve për sigurinë dhe higjenën.

Një zëdhënës i rajonit Nord tha se migrantët që po evakuohen përfshijnë një numër të paspecifikuar të fëmijëve dhe familjet e tyre.

Mediat lokale thonë se migrantët janë kryesisht kurdë nga Iraku.

Një gjykatë këtë muaj urdhëroi që migrantët të largoheshin, në mënyrë që të ndalet dhuna dhe trafikimi i qenieve njerëzore në atë rajon. Zëdhënësi tha se migrantët janë dërguar në strehimore të përkohshme, dhe atyre u është lejuar të aplikojnë për azil.

Grupet e aktivistëve kanë paralajmëruar që evakuimet nuk i ndalojnë ardhjet emigrantëve në atë zonë.

Migrantët që ikin nga nga varfëria dhe konflikti janë vendosur përgjatë bregdetit francez me shpresën se nga aty mund të të kalojnë në Britaninë e Madhe.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG