Ndërlidhjet

Udhëheqësja e Hong Kongut bën thirrje për dialog dhe ndalje të dhunës


Carrie Lam
Carrie Lam

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha të martën se ajo dhe ekipi i saj do të fillojnë dialogun me qytetarët, ndërsa përsëriti se dhuna që ka rrënuar qytetin gjatë tre muajve të protestave duhet të marrë fund.

"Shoqëria Hong Kongut ka grumbulluar shumë çështje të thella ekonomike, sociale dhe madje edhe politike. Shpresoj se këto forma të ndryshme të dialogut mund të ofrojnë një platformë për të diskutuar", u tha Lam gazetarëve në një konferencë për media.

Megjithatë ajo tha se kjo platformë e dialogut nuk do të thotë se autoritetet nuk do të ndërmarrin veprime të vendosura për të ndalur dhunën.

Hong Kongu, një ish-koloni britanike, është përfshirë në protesta që shpesh kanë qenë të dhunshme.

Shkaku i trazirave ishte një projektligj për ekstradim, i cili lejonte që njerëzit të dërgoheshin për tu gjykuar nga Hong Kongu në territorin e Kinës.

Autoritetet e tërhoqën projektligjin, mirëpo kërkesat e protestuesve u zgjeruan duke bërë thirrje për hetim të pavarur ndaj dhunës së tepruar nga policia.

XS
SM
MD
LG