Ndërlidhjet

India ndalon përdorimin e cigareve elektronike


Ilustrim.
Ilustrim.

Kabineti qeveritar i Indisë ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin, importin dhe shitjen e cigareve elektronike, duke thënë se janë të rrezikshme për shëndetin.

Një urdhër ekzekutiv është miratuar për të ndaluar përdorimin e këtyre pajisjeve për shkak të ndikimit të tyre te popullsia e re, ka thënë ministrja e Financave, Nirmala Sitharaman.

India ka më shumë se 100 milionë të rinj që pinë duhan, çka e bën këtë vend treg potencial për kompanitë që prodhojnë cigare elektronike.

Në rast të shkeljes së këtij vendimi, parashihen ndëshkime me burgim deri në tre vjet.

India është konsumuesja e dytë më e madhe e produkteve të duhanit, pas Kinës dhe më shumë se 900,000 njerëz vdesin në këtë shtet çdo vit, si pasojë e sëmundjeve të lidhura me të.

Ministrja e Shëndetësisë, që edhe ka propozuar ndalesën, ka thënë se është në interes publik që të sigurojë se përdorimi i cigareve elektronike nuk kthehet në “epidemi” për të rinjtë.

Në Shtetet e Bashkuara, deri në tani janë raportuar 450 raste që kanë pasur probleme me mushkëri, të cilat janë lidhur me cigaret elekronike.

Po ashtu janë raportuar edhe të paktën gjashtë raste të vdekjes në 33 shtete.

Vendimi i Indisë ka ardhur një ditë pasi Nju Jorku është kthyer në shtetin e dytë në SHBA, që ka ndaluar përdorimin e cigareve elektronike me shije të ndryshme.

Lexoni edhe këtë artikull: Kosova shpërfill alarmin rreth rreziqeve nga cigaret elektronike

Rreziku nga cigaret elektronike
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:13 0:00

XS
SM
MD
LG