Ndërlidhjet

Papa kritikon botën për qasjen ndaj migrantëve dhe refugjatëve


Papa Françesku. Foto nga arkivi.

Papa Françesku ka kritikuar, atë që e quajti, “kulturë të rehatisë”, e cila sipas Atit të Shenjtë çon në indiferencë përballë problemit të migracionit dhe krizës me refugjatë.

Këto komente Françesku i bëri sot gjatë një meshe të mbajtur për Ditën Botërore të Migrantëve dhe Refugjatëve.

Ai tha se “ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj tragjedisë të varfërisë, izolimit, përbuzjes dhe diskriminimit të përjetuar nga ata që nuk i përkasin ‘grupit tonë’”.

Papa tha se armët që nxisin luftëra shpesh prodhohen dhe shiten në rajone të tjera “që nuk kanë më pas vullnet të pranojnë refugjatët që gjenerohen nga konfliktet e tilla”.

Shumë migrantë dhe refugjatë nga mbarë bota, kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur sot në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, që u mbyll me zbulimin e një statuje prej bronzi, ku shfaqeshin migrantët në një anije.

-

XS
SM
MD
LG