Ndërlidhjet

Kosovë: Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte


Ilustrim.

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një person, të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet R.D., i dyshuar se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ në kundërshtim me nenin 142 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ‘Krime të Luftës në shkelje të rëndë’ të Konventave të Gjenevës nga neni 144 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Siç njofton Prokuroria, gjatë ditës, Gjykata Themelore në Prishtinë pritet që ndaj personit të arrestuar të caktojë masën e paraburgimit.

Në luftën e fundit në Kosovë, më 1998/99, janë vrarë rreth 13,500 persona. Të pagjetur ende konsiderohen më shumë se 1,600 persona.

XS
SM
MD
LG