Ndërlidhjet

Shpërthim në Afganistan, disa të vrarë dhe të plagosur


Afganistan

Të paktën 10 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë pas shpërthimit të një bombe në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit.

Zëdhënësi i provincës, Ataullah Khogyani, tha se 27 persona të tjerë u plagosën, në sulmin që shënjestroi një minibus, që transportonte rekrutë të rinj të ushtrisë në qytetin Xhalalabad.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por në këtë rajon janë mjaft aktiv talibanët dhe grupi militant i ashtuquajtur, Shteti Islamik.

Arritja e një marrëveshjeje të paqes midis talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara dështoi muajin e kaluar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi ndërprerjen e bisedimeve.

Ai tha se grupi nuk mund të jetë garantues për marrëveshjen, përderisa nuk mund të garantojë as ndaljen e sulmeve.

Shtetet e Bashkuara synonin që të arrinin marrëveshje me talibanët në mënyrë që më pas të mundësohet tërhiqja e forcave të huaja nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG