Ndërlidhjet

Dhjetra të vdekur nga tajfuni që goditi Japoninë


Pasojat e tajfunit Hagibis që goditi Japoninë.
Pasojat e tajfunit Hagibis që goditi Japoninë.

Tajfuni Hagibis që goditi Japoninë ka vrarë 70 njerëz derisa 15 të tjerë raportohen të zhdukur, raporton AFP.

Më shumë se 200.000 anëtarë të ekipeve të shpëtimit, po marrin pjesë në kërkimin e të mbijetuarve në zonën e rrezikuar.

Tajfuni shkaktoi rrëshqitje të dheut duke shkatërruar ose dëmtuar një numër të madh të shtëpive.

Sipas Shërbimit Meteorologjik të Japonisë, tajfuni kishte shpejtësi deri në gati 200 kilometra në orë.

Stuhia përfshiu zonën në jug të Tokios dhe solli shi të fortë dhe erë në pjesët qendrore dhe veriore të vendit.

Më 14 tetor, tajfuni u dobësua dhe u zhvendos në kategorinë e stuhisë tropikale.

Japonia goditet nga rreth 20 tajfunë në vit.

XS
SM
MD
LG