Ndërlidhjet

Bullgarët votojnë në zgjedhjet lokale


Kryetarja e Sofjes, Yordanka Fandakova.
Kryetarja e Sofjes, Yordanka Fandakova.

Bullgarët po votojnë në zgjedhjet lokale, që shihen si test për partinë e qendrës së djathtë GERB, të kryeministrit Boyko Borisov.

Blloku i socialistëve pro-rusë dhe liberalëve pro-perëndimor do të sfidojnë partinë GERB, e cila fitoi zgjedhjet më 2014.

Rreth 6,2 milionë persona kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.

Fokusi kryesor mbetet gara në kryeqytet, Sofje, ku kryetarja aktuale e partisë GERB, Yordanka Fandakova, po kërkon të fitojë mandatin e katërt.

Ajo po sfidohet nga Maya Manolova, një kandidate e pavarur që po mbështetet nga partitë opozitare.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton 50 për qind, atëherë do të mbahet raundi i balotazhit.

GERB fitoi zgjedhjet evropiane në muajin maj, pavarësisht akuzave për korrupsion ndaj figurave kyçe të kësaj partie.

Vendvotimet për zgjedhjet në Bullgari u hapën në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

XS
SM
MD
LG