Ndërlidhjet

Trump kërcënon se do t'i ndërpresë fondet për zjarret në Kaliforni


Kaliforni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do t'i ndërpresë fondet federale për zjarret në Kaliforni.

Afro 100,000 hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarret e javëve të fundit në këtë vend, ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë.

Trump, përmes një postimi në Twitter, e fajësoi guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke thënë se ka bërë "punë të tmerrshme në menaxhimin e pyjeve".

Disa nga zjarret këtë vit kanë djegur zona të paparashikuara.

"Çdo vit, kur Kalifornia digjet, ndodh e njëjta gjë dhe ai kërkon ndihmë nga qeveria federale. Nuk ka më", shkroi Trump në Twitter.

Newsom, i cili ka qenë shumë kritik ndaj politikave mjedisore të Trumpit, u përgjigj duke thënë se presidenti "nuk beson në ndryshimet e klimës".

Sipas një studimi të Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA, temperaturat e rritura për shkak të ngrohjes globale po shkaktojnë zjarre të mëdha në Kaliforni, pavarësisht se sa i lagësht ka qenë dimri i mëparshëm.

Presidenti Trump ka bërë një kërcënim të ngjashëm edhe vitin e kaluar, kur zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Kalifornisë kanë lënë të vdekur së paku 86 njerëz.

XS
SM
MD
LG