Ndërlidhjet

KQZ paralajmëron certifikimin rezultatit të zgjedhjeve


Ilustrim

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar një ankesë të Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilën kërkohej që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të bëjë vlerësimin dhe numërimin e 392 pakove të fletëvotimeve, të ardhura më vonesë nga diaspora.

Gjykata Supreme e vlerëson ankesën si të vonuar, ngase është paraqitur pas publikimit të rezultateve përfundimtare më datë 7 nëntor 2019.

Lëvizja Vetëvendosje ishte ankuar për këtë çështje në Gjykatën Supreme, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili e kishte hedhur si të papranueshme kërkesën e këtij subjekti politik.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, tha për Radion Evropa e Lirë, se “Gjykata Supreme, pranon në tërësi si të bazuar qëndrimin juridik të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me hedhjen si të papranueshme të ankesës të Lëvizjes Vetëvendosje”.

Pas vendimit të Supremes, Komisioni Qendror I Zgjedhjeve, ka njoftuar se të mërkurën më 27 nëntor në ora 16 do të certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor.

XS
SM
MD
LG