Ndërlidhjet

Therje me thikë pranë urës në Londër, disa të plagosur


Londër
Londër

Policia britanike tha se disa njerëz janë plagosur dhe se një person është arrestuar, pas një therjeje me thikë pranë urës së Londrës, në qendër të këtij qyteti.

"Policia u thirr në orën 1:58 pasdite, për një therje me thikë në hapësirat pranë urës në Londër", njoftoi Shërbimi Metropolitan i Policisë në Twitter.

"Një person u ndalua. Besojmë se një numër njerëzish janë plagosur", thuhet po ashtu në njoftim.

Më herët, një gazetar i BBC-së tha se ka parë disa njerëz duke u grindur në urë.

Policia më pas ka arritur në vendin e ngjarjes, tha gazetari.

XS
SM
MD
LG