Ndërlidhjet

Sulmuesi në Londër ishte i burgosur për terrorizëm


I dyshuari për sulmin me thikë në Londër që la të vdekur dy persona dhe disa të plagosur, kishte qenë më parë në burg për shkak të planifikimit të një “trajnimi terrorist ushtarak” në Pakistan, deklaruan autoritetet britanike.

Autoritetet më 30 nëntor e kanë identifikuar sulmuesin si Usman Khan, 28 vjecar, i cili u qëllua nga autoritetet pas sulmit me thikë ndaj qytetarëve në Londër, duke lënë të vdekur dy prej tyre.

"Ky person është i njohur për autoritetet për shkak se ishte i ndaluar në vitin 2012 lidhur me organizimin e kërcënimeve terroriste”, deklaruan autoritetet.

Autoritetet britanike theksuan se Khan, me prejardhje nga Pakistani, ishte i burgosur me tetë persona të tjerë të një grupi terrorist të inspiruar nga Al-Kaida. Ai ishte i dënuar me 8 vjet burgim.

Londra ishte cak i sulmeve edhe në vitin 2017, kur tre militantë kishin hyrë me një kamionetë duke goditur kalimtarët. Tetë persona ishin vrarë dhe plagosur 48 tjerë.

XS
SM
MD
LG