Ndërlidhjet

Të plagosurit nga sulmi në Ostravë ende të hospitalizuar


Tre personat e plagosur nga sulmi i armatosur në Ostravë të Çekisë ende ndodhën të shtruar në spital.

Një grua është në gjendje kritike, raportojnë mediat çeke, një ditë pas incidentit që la gjashtë të vdekur.

Në fillim të takimit të mbajtur të mërkurën, këshilltarët komunal të Ostravës mbajtën një minutë heshtje, për të përkujtuar gjashtë viktimat që u qëlluan për vdekje, nga një burrë 42-vjeçar në Spitalin Universitar të qytetit më 10 dhjetor.

Ligjvënësit komunal, gjithashtu miratuan një buxhet, për të ndihmuar familjet e viktimave dhe të mbijetuarit.

Sipas raportimeve të mediave çeke, burri që qëlloi më armë në spital, është larguar para se të arrijë policia, dhe derisa ka qenë në arrati, e ka vizituar nënën e tij, të cilës i ka treguar për sulmin dhe se do të vetëvritet.

Më vonë, rreth 8 kilometra larg spitalit, ai e qëlloi vetën me armë, derisa po ndiqej nga policia.

Nga informacionet e deritashme, 42- vjeçari ka punuar si teknik ndërtimi dhe ka qenë në pushim mjekësor që nga mesi i tetorit. Ai pretendonte se kishte një sëmundje të rëndë.

Policia ende nuk e ka zbuluar motivin e krimit. Sulmuesi asnjëherë nuk ka qenë në listën e armëmbajtësve me leje.

XS
SM
MD
LG