Ndërlidhjet

SHBA-ja e përcakton Pakistanin si vend ku shkelen liritë fetare


Harta e Pakistanit.
Harta e Pakistanit.

Pakistani e ka kundërshtuar vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, i cili e vendosi këtë vend në listën e shteteve që shkelin liritë fetare.

"Pakistani hedh poshtë përcaktimin e njëanshëm dhe arbitrar", tha ministria e Jashtme e Pakistanit, duke e quajtur procesin "të dyshimtë".

Më 18 Dhjetor, Departamenti amerikan i Shtetit ri-përcaktoi Pakistanin së bashku me Iranin, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe pesë vende të tjera si "Vende të Shqetësimit të Veçantë", për angazhimin ose tolerimin “e vazhdueshëm", të shkeljes së lirisë fetare.

Pakistani me shumicë myslimane shpesh kritikohet për ligje diskriminuese ndaj pakicave, siç është dënimi me vdekje për kryerjen e blasfemisë.

Pakistani u zemërua gjithashtu edhe për faktin, se vendimi nuk e përfshinë edhe Indinë fqinje, ku qindra mijëra njerëz janë protestuar kundër një ligji të ri të shtetësisë që mendohet të jetë diskriminues ndaj myslimanëve.

Departamenti i Shtetit, gjithashtu rinovoi vendosjen e Rusisë dhe Uzbekistanit në një listë të veçantë për qeveritë që janë angazhuar ose kanë toleruar "shkeljet e rënda të lirisë fetare".

Uashingtoni tha se këto përcaktime nënvizojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur ata që kërkojnë të ushtrojnë lirinë e tyre të fesë ose besimit.

XS
SM
MD
LG