Ndërlidhjet

Një grua në Kosovë akuzohet për pjesëmarrje në grup terrorist


Flamuri i grupit militant, Shteti Islamik.

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një gruaje me inicialet, V.B, për veprën penale,”organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale ka thënë se e pandehura në fjalë, me qëllim të bashkëngjitjes në grupet terroriste, Shteti Islamik dhe Al-Nusra në Siri dhe Irak, është larguar nga Kosova në shtator të vitit 2014, së bashku me fëmijët e saj dhe bashkëshortin.

Sipas Prokurorisë burri i saj, E.H është vrarë në Siri më 30 prill të vitit 2015, derisa e panderhura nga qëndruar atje deri kur është kthyer në Kosovë në prill të vitit të kaluar.

Konflikteve në Siri dhe Irak konsiderohet se u janë bashkëngjitur rreth 400 kosovarë, përfshirë, burra, gra dhe fëmijë.

Më 19 prill të vitit të kaluar, Kosova ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria duke përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luftëtarë të huaj.

XS
SM
MD
LG