Ndërlidhjet

Kina izolon më shumë qytete për të parandaluar shpërndarjen e virusit


Pamje nga një spital në Vuhan.
Pamje nga një spital në Vuhan.

Disa qytete në provincën qendrore Hubei janë duke marrë masa për izolim dhe kontrollim të shpërndarjes së virusit të ri, që kanë lënë të paktën 18 persona të vdekur dhe kanë infektuar më shumë se 600 persona.

Pjesa më e madhe e transportit është pezulluar në Vuhan, provincë me 11 milionë banorë ku është shpërndarë fillimisht virusi.

Autoritetet është raportuar të kenë bërë të detyrueshme vendosjen e maskave në qytet dhe janë duke këshilluar njerëzit që të anashkalojnë turmat e njerëzve.

Të paktën katër qytete në provincën Hubei: Huangang, Ezhou, Ksiantao, dhe Çibi janë duke u përballur me probleme të transportit, derisa kryeqyteti i Kinës, Pekini ka pezulluar të gjitha festimet masive për Vitin e Ri Kinez.

Përveç Kinës, virusi është duke u shpërndarë edhe në Singapor, Vietnam dhe një rast është raportuar edhe në Shtetet e Bashkuara.

I njohur si 2019-nCoV, virusi është thënë se është një lloj i koronavirusit që më parë nuk është identifikuar në njerëz.

Virusi SARS që ka lënë të vdekur rreth 800 persona në gjithë botën në fillim të viteve 2000 ka qenë po ashtu koronavirus.

XS
SM
MD
LG