Ndërlidhjet

Kina në betejë me koronarovirusin që po vazhdon të përhapet


Infeksioni i njohur si koronarovirus është duke shënuar përhapje të madhe dhe pritet të ketë rritje të rasteve, ka deklaruar të dielën Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

Rreth 2,000 persona në Kinë janë prekur me këtë virus derisa 56 të tjerë kanë humbur jetën.

Disa raste janë raportuar edhe në Tajlandë, Australi, SHBA dhe Francë, gjë që ka shtyrë autoritetet në botë të ndërmarrin masa për parandalimin që ky virus të shndërrohet në pandemi.

Ministri i Shëndetësisë, Ma Xiaoëei, tha se periudha e inkubacionit mund të zgjasë deri në 14 ditë dhe se virusi mund të bartet gjatë asaj periudhe, gjë që nuk kishte ndodhur me virusin SARS.

SARS kishte lënë të vdekur 800 persona në botë, me pikënisje në Kinë gjatë viteve 2002-2003.

Koronarovirusi besohet se ka filluar të përhapet në fund të vitit të kaluar në një dyqan të ushqimit të detit në qytetin Vuhan, ku shiteshin ilegalisht shpezë e shtazë të egra.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha të shtunën se Kina po përballet me një situatë shumë të rëndë.

Të dielën, autoritetet kanë njoftuar se kanë ndaluar shitjen dhe shërbimin e kafshëve të egra, për shkak që konsiderohen shkaktarë të virusit

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të zhvendos ekipin nga Vuhan dhe se do të ofrojë disa ulëse shtesë për qytetarët amerikanë në fluturimin e 28 janarit për në San Francisko.

XS
SM
MD
LG