Ndërlidhjet

Rusia dëbon një japonez që u përpoq të mblidhte "informacione të klasifikuara"


Moskë
Moskë

Moska dëboi një shtetas japonez për, siç tha, përpjekje për të mbledhur "informacione të klasifikuara".

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se një japonez, i cili ka hyrë në Rusi me vizë të gazetarit, është arrestuar më 25 dhjetor, gjatë përpjekjeve për të mbledhur të dhëna që lidhen me potencialin ushtarak të Rusisë në Lindjen e Largët.

Ministria tha se ai është paralajmëruar për "veprimet e tij të papranueshme" dhe se është dëbuar nga Rusia.

Ministria po ashtu thirri në bisedë informative një diplomat japonez dhe i dorëzoi atij një notë proteste në lidhje me incidentin.

Njoftimi i ministrisë ruse vjen një ditë pasi policia e Japonisë arrestoi një ish-punonjës të telekomit japonez Softbank, nën dyshimet se ka vjedhur informacione nga kompania dhe ua ka dorëzuar ato zyrtarëve rusë.

Policia japoneze dyshon se zyrtarët rusë të tregtisë në misionin e Moskës në Tokio janë të përfshirë në spiunazh, thuhet në raportet e mediave.

Ambasada ruse në Tokio tha se këto raporte janë për keqardhje.

XS
SM
MD
LG