Ndërlidhjet

Kosnett takon Kurtin, e uron për qeverinë


Albin Kurti dhe Philip Kosnett - foto arkivi
Albin Kurti dhe Philip Kosnett - foto arkivi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, takoi të martën kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në Twitter, Kosnett tha se pati një takim pozitiv me Kurtin.

“Takim pozitiv me kryeministrin Kurti për ta uruar atë për formimin e qeverisë. SHBA-ja dhe Kosova mbeten të përkushtuara për partneritet të ngushtë”, shkroi Kosnett.

Kuvendi i Kosovës votoi të hënën Qeverinë e re të vendit, me kryeministër Albin Kurtin.

Një ditë më herët, Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit nënshkroi marrëveshjen për koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Marrëveshja u bë gati katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Të martën, Kurti mbajti mbledhjen e parë të qeverisë së tij, duke iu drejtuar ministrave me porosinë se "sytë e popullit janë të drejtuar te ky kabinet qeverisës”.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG