Ndërlidhjet

Ushtarët francezë vrasin mbi 30 militantë islamikë në Mali


Mali (Foto arkiv)
Mali (Foto arkiv)

Ushtarët francezë kanë vrarë më shumë se 30 militantë islamikë në Mali, njoftoi ushtria franceze.

Operacioni i ushtrisë franceze ka shënjestruar grupet militante Al Kaida dhe Shteti Islamik.

Franca, një ish-fuqi kolonizuese, është vendi i vetëm perëndimor që ka prani të konsiderueshme ushtarake në Mali, ku po zhvillohen operacione kundër militantëve.

Në vitin 2012 militantët pushtuan pjesën veriore të këtij shteti.

Ushtria franceze i ka dëbuar ata më 2013 prandaj mbi 4,000 trupa franceze vazhdojnë të jenë në Mali.

Një marrëveshje paqeje e nënshkruar më 2015 nga Qeveria e Malit dhe grupet e armatosura ka pasur synim rikthimin e stabilitetit në këtë shtet, mirëpo të gjitha paktet kanë dështuar të ndalin dhunën e militantëve islamikë.

Liderët e grupit G5 të rajonit Sahel, ku përfshihen Burkina Faso, Nigeri, Mali, Mauritania dhe Çadi, gjatë një samiti të mbajtur në dhjetor 2019, bën thirrje për bashkëpunim dhe ndihmë ndërkombëtare për të luftuar kërcënimin nga militantëve islamistë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha më 7 shkurt se vendi planifikon rritjen e prezencës ushtarake në rajon.

XS
SM
MD
LG