Ndërlidhjet

Parasite bën historinë duke fituar Oscarin kryesor


Ekipi i filmit "Parasite"
Ekipi i filmit "Parasite"

Filmi jugkorean, Parasite ka fituar çmimin për filmin më të mirë këtë vit në Akademinë e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara, duke u bërë filmi i parë që nuk është gjuhën angleze, por ka marrë Oscar në këtë kategori.

Ky film shpërfaq satirën sociale rreth dy familjeve nga klasa të ndryshme shoqërore në Seul, njëra që jeton në varfëri në bodrum dhe një familje të pasur që jeton në një shtëpi të madhe.

“Ndihem sikur do të zgjohem dhe do ta kuptoj se është ëndërr. Kjo duhet shumë e pamundshme”, ka thënë regjisori i filmit, Bong Joon-ho.

“Shkrimi i skriptës është gjithmonë proces i vetmuar. Ne kurrë nuk shkruajmë për të përfaqësuar shtetet tona”, ka deklaruar ai.

Ekipi i filmit Parasite duke pranuar çmimin Oscar për filmin më të mirë
Ekipi i filmit Parasite duke pranuar çmimin Oscar për filmin më të mirë

Producentja, Kwak Sin-ae, që ka pranuar çmimin ka thënë : Nuk kam fjalë. Ne nuk kemi imagjinuar se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Mendoj se një moment i artë në histori është duke ndodhur tani”.

Filmi Parasite ka fituar katër çmime Oscar në total, derisa filmi tjetër i nominuar në disa kategori, 1917, me regji të Sam Mendes ka fituar tre çmime.

Ky film që ka të bëjë më Luftën e Parë Botërore është thënë nga kritikët se do të fitojë çmimin kryesor, mirëpo në fund ai triumfoi vetëm në kategori për çështje teknike.

Aktorja amerikane, Renee Zellweger.
Aktorja amerikane, Renee Zellweger.

Renee Zellweger ka fituar çmimin për aktoren më të mirë për portretizimin e Judy Garland në filmin Judy.

Ajo ka nderuar aktoren Garland, e cila ishte nomunuar për dy çmime Oscar më 1950 dhe 1960.

“Judy Garland nuk është nderuar me çmim në kohën e saj. Unë jam e sigurt se ky moment është zgjatim i festës për trashëgiminë e saj”, është shprehur ajo.

Aktorja amerikane, Scarlett Johansson (majtas) duke përqafuar aktoren Laura Dern.
Aktorja amerikane, Scarlett Johansson (majtas) duke përqafuar aktoren Laura Dern.

Laura Dern ndërkaq ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin, Marriage Story.

Joaquin Phoenix ka fituar çmimin e aktorit më të mirë për rolin në filmin Joker.

Ai ka thënë gjatë fjalimit të tij se aktorët kanë fuqi për t’iu dhënë “zë atyre që nuk kanë”.

“Mendoj se dhurata më e madhe që më është dhënë mua dhe shumë të tjerëve në këtë dhomë, është mundësia për të shfrytëzuar zërin tonë për ata që nuk e kanë”, është shprehur ai.

Aktori Joaquin Phoenix, shihet me nënën e tij, Arlyn Phoenix.
Aktori Joaquin Phoenix, shihet me nënën e tij, Arlyn Phoenix.

Teksa u ka thënë mysafirëve që të mos duartrokasin për fitoren e tij, ai ka folur edhe për të drejtat e kafshëve, më pas ka prekur edhe temat si racizmi dhe seksizmi.

Çmimi për rolin më të mirë në rol dytësor ka shkuar për aktorin Brad Pitt në filmin, Once Upon a Time in Hollywood.

Ky njëherësh ka qenë çmimi i parë Oscar i ndarë për aktorin Pitt.

Meqë ka qenë fituesi i parë i natës, ai menjëherë ka shfrytëzuar fjalimin e tij për të sulmuar procedurat e gjyqit për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump.

Aktori amerikan, Brad Pitt pret që të personalizohet statuja e tij Oscar.
Aktori amerikan, Brad Pitt pret që të personalizohet statuja e tij Oscar.

Ai i është referuar faktit që senatorët republikanë kanë votuar kundër lejimit të dëshmitarëve në gjyq, duke përfshirë edhe ish-Këshilltarin për Siguri Kombëtare, John Bolton.

“Ata më thanë se kam vetëm 45 sekonda në skenë, që i bie se kam 45 sekonda më shumë sesa koha që Senati i dha Boltonit këtë javë”, ka thënë ai.

“Mendoj se ndoshta Quentin Tarantino bën një film për këtë gjë dhe në fund aktorët marrin vendimin eduhur”, ka thënë ai duke iu referuar gjyqit që ka shfajësuar Trumpin nga akuzat për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Mirëpo çmimin ka thënë se ua dedikon fëmijëve të tij.

“Kjo është për fëmijët e mi që i japin jetë të gjitha gjërave që bëj, ju adhuroj”, ka thënë Pitt.

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve Oscar është mbajtur në Teatrin Dolby në Kaliforni.

Për herë të dytë me radhë, ceremonia nuk është moderuar nga askush.

Shumica e aktorëve që vetë kanë fituar çmime në të kaluarën kanë ndarë shpërblimet për ceremoninë e këtij viti.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG