Ndërlidhjet

Papa Françesku kundër shugurimit të burrave të martuar


Papa Françesku.

Papa Françesku ka marrë vendim kundër shugurimit të burrave të martuar në rajonin e Amazonit, teksa ka përmendur zvogëlimin e numrit të priftërinjve katolikë.

Peshkopët kanë miratuar këtë masë vitin e kaluar, mirëpo vendimi duhet të miratohet nga Papa në mënyrë që të nisë së zbatuari.

Priftërinjve katolikë u kërkohet që të respektojnë rregullin e beqarisë pas shugurimit, përveç rasteve kur ata kanë qenë të martuar para konvertimit.

Beqaria konsiderohet përkushtim i jetës së dikujt ndaj Zotit.

Papa ka thënë se ka nevojë për prifërinj të rinj që mund të kuptojnë nga brenda kulturën e rajonit të Amazonës.

Ai u ka bërë thirrje peshkopëve “që të promovojnë lutjen” dhe të inkuarajojnë ata që dëshirojnë të bëhen misionarë, që të “angazhohen në rajonin e Amazonës”.

Në muajin tetor, të vitit të kaluar, 183 peshkopë janë takuar në Vatikan për të diskutuar të ardhmen e Kishës në këtë rajon.

Në fund ata ishin marrë vesh që burrat e vjetër e të martuar duhet të lejohen që të bëhen prifërinj.

Kjo pasi, vlerësohet që të paktën 85 për qind e banorëve të fshatrave në rajonin e Amazonës, nuk mund të shkojnë në meshë çdo javë, si rezultat i mungesës së priftërinjve.

Disa prej tyre kanë thënë se takojnë priftin një herë në vit.

Mirëpo krahu konservator i Kishës Katolike, kryesisht në Evropë dhe Amerikën Veriore, ka kundërshtuar këtë ide, duke thënë se kjo masë mund të ndikojë në braktisjen e beqarisë në nivel global.

XS
SM
MD
LG