Ndërlidhjet

Shërbimi detar i Spanjës shpëton 24 migrantë


Ilustrim.

Shërbimi Detar i Spanjës tha se kishte shpëtuar 24 migrantë pranë Ishujve Kanare në brigjet veriperëndimore të Afrikës.

Megjithatë autoritetet spanjolle ende po kërkojnë 53 persona, në dy anije me migrantë të raportuara të zhdukura.

Shërbimi i Marinës u dërgua të mërkurën në mëngjes për të kërkuar varka me migrantë, por moti i keq e vështirësoi kërkimin.

Midis 24 migrantëve të shpëtuar ishin nëntë gra dhe një fëmijë, tha Shërbimi i Urgjencës së Ishujve Kanare në llogarinë në Twitter.

Kalimi vdekjeprurës midis Afrikës veriperëndimore dhe Ishujve Kanare është bërë gjithnjë e më i popullarizuar për migrantët, që përpiqen të arrijnë në tokën evropiane.

Më shumë se 1.000 migrantë arritën në Ishujt Kanare nga 1 janari deri më 15 shkurt, krahasuar me 66 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas ministrisë së Brendshme të Spanjës. Të paktën 210 njerëz u zhdukën gjatë këtij rrugëtimi, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrimin.

XS
SM
MD
LG