Ndërlidhjet

Nis gjyqi i të akuzuarit për sulmin në Utreht të Holandës


Utreht, Holandë, 18 mars 2019.
Utreht, Holandë, 18 mars 2019.

Një gjykatë në Holandë nisi të hënën gjykimin e një personi të akuzuar për vrasjen e katër njerëzve në një tramvaj në qytetin Utreht, vitin e kaluar.

I dyshuari, 38 vjeç, me shtetësi holandeze dhe prejardhje turke, është identifikuar si Gokmen T.

Ai e ka pranuar fajësinë në korrik të vitit të kaluar.

Prokurori publik ka thënë se ai "ka shtënë qëllimisht" në drejtim të pasagjerëve.

Në një letër që i është gjetur pas incidentit, i akuzuari ka shkruar: "E bëj këtë për besimin tim. Ju po vrisni myslimanë dhe dëshironi të na merrni besimin, por kjo nuk do të funksionojë".

Prokurorët kanë thënë se letra tregon qartë se bëhet fjalë për motiv terrorist.

Më 18 mars të vitit 2019, katër njerëz janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një tramvaj në perëndim të qytetit Utreht.

Gjyqi i Gokmen T. do të zgjasë deri të premten, ndërsa aktgjykimi pritet të shpallet më 20 mars.

XS
SM
MD
LG