Ndërlidhjet

Në Beograd shënohet përvjetori i vrasjes së ish-kryeministrit Gjingjiq


Zoran Gjingjiq, 2002.

Në Beograd shënohet të enjten 17-vjetori i vrasjes së ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq.

Anëtarë të Qeverisë serbe, të udhëhequr nga kryeministrja Ana Bërnabiq, vendosën qirinj dhe lule në oborrin e ndërtesës së qeverisë - vendin ku ka ndodhur vrasja.

Gjingjiq është vrarë nga një snajperist më 12 mars të vitit 2003.

Organizatori i vrasjes, Millorad Ulemek Llegija, dhe snajperisti Zvezdan Jovanoviq janë dënuar me nga 40 vjet burgim.

Gjingjiq ka qenë kryeministri i parë serb i zgjedhur pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000.

Qeveria e Gjingjiqit ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës për Krime Lufte dhe ka arrestuar dhe ekstraduar në këtë gjykatë disa të akuzuar.

“Ata që kanë qëlluar, kanë qëlluar në reformat dhe në modernizimin e Serbisë, si dhe në ndryshimet që ishin të domosdoshme”, tha të enjten Zoran Lutovac, kryetar i Partisë Demokratike - subjekt që dikur është udhëhequr nga Gjingjiq.

XS
SM
MD
LG