Ndërlidhjet

Përparim Kryeziu emërohet zëdhënës i Qeverisë së Kosovës


Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të hënën Përparim Kryeziun, zëdhënës të Qeverisë.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se Kryeziu “për gati tre vjet ka qenë anëtar i shoqërisë civile. Në dy vitet e fundit ka qenë pjesëmarrës aktiv në diskutime publike mbi Dialogun Kosovë-Serbi nëpërmjet punimeve dhe analizave të shkruara”.

Qeveria e re e Kosovës e dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar është votuar nga Kuvendi i Kosovës, më 3 shkurt 2020.

Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, i tha Radios Evropa e Lirë, në fund të muajit shkurt se është vonuar procesi i funksionalizimin e plotë të qeverisë.​

XS
SM
MD
LG