Ndërlidhjet

Mbi 400 teste për COVID-19 janë kryer në Kosovë


Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, i thanë Radios Evropa e Lirë, se deri më tash janë kryer mbi 400 teste për personat e dyshuar me virusin COVID-19.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se tashmë në dispozicion janë edhe mbi 900 teste të tjera.

Hoti, ka shpjeguar po ashtu, se Ministria e Shëndetësisë ka porositur edhe 7 mijë teste të tjera të cilat, sipas tij, pritet të arrijnë në Kosovë në javën e ardhshme.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars.
Deri më tash janë 31 persona të prekur, ndërsa një pacient ka humbur jetën.

Sipas Hotit, në Klinikën Infektive, aktualisht janë 18 persona në trajtim, kurse, rastet e tjera në vetizolim shtëpiak dhe kujdes shëndetësor sipas nevojës.

XS
SM
MD
LG