Ndërlidhjet

Shqipëria shpall gjendje të fatkeqësive natyrore 


Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, duke informuar për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri, ka bërë të ditur se 72 nga të prekurit janë shtruar në spitalin infektiv, shumica prej të cilëve janë në gjendje të stabilizuar.

“Katër prej tyre janë në terapi intensive, 3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, tha Rakacolli.

Ajo tregoi se harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe është zgjeruar në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës dhe Lezhë.

“Përveç rasteve të zbuluara për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”, tha Rakacolli.

Ndiqni informacionet e fundit rreth koronavirusit këtu.

Lajmi i mirë, shtoi ajo, është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetizoluar) pas dy testeve të kryera.

Në anën tjetër, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin për shkak së koronavirusit. Gjendja do të zgjasë për një periudhë 30 ditore nga dita e martë kur hyri në fuqi, pas botimit të menjëhershëm në Fletoren Zyrtare, por ajo mund të zgjatet më shumë nëse është e nevojshme.

Të gjitha veprimet dhe masat do të koordinohen nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, i ngritur më parë me qëllim përballimin e fatkeqësisë së tërmetit të 26 nëntorit dhe i drejtuar nga kryeministri Rama.

Propozimi iu bë kryeministrit nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

“Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 18, të pikës 1, të nenit 19, dhe të pikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi: Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas këtij vendimi, me shpalljen e gjendjes së fatkqeësive natyrore, kufizohen të drejtat të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Si shpërndahet COVID-19 dhe si ta mbroni veten kundër tij?

Opozita në Shqipëri e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë. Partia Demokratike e ka përshëndetur vendimin e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe u shpreh se duhet të vijohet pa humbur kohë me plotësimin e masave për kompensimin e dëmeve dhe procedurave të tjera për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

"Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie", thuhet në deklaratën e PD-së.

Edhe presidenti i vendit Ilir Meta ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare i cili pritet të mbahet ditën e sotme.

Koronavirusi në Shqipëri deri tani u ka marrë jetën pesë personave.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG