Ndërlidhjet

Prokuroria nis hetimet për të gjetur personin që kërcënoi Kurtin


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e hetimeve lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale.

Në një komunikatë për media thuhet se “Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”.

Të premten, në rrjetin social Facebook, një person, që sipas medieve në Prishtinë, në llogarinë e tij në Facebook ka emrin, Daniel Arianitti kishte shkruar se do të japë shpërblim në këmbim “të kokës së Albin Kurtit”.

XS
SM
MD
LG