Ndërlidhjet

Papa bën thirrje për mbështetje ndaj grave që janë viktimë e dhunës në familje


Papa Françesku

Papa Françesku tha të hënën se shoqëria duhet të mbështesë gratë, që janë viktima të dhunës në familje.

Disa vende në botë kanë raportuar rritjen e rasteve të dhunës ndaj grave, gjatë izolimit për shkak të koronavirusit të ri.

Papa lavdëroi gratë që qëndrojnë në vijën e parë të frontit gjatë kësaj krize, siç janë, infermieret, mjeket, oficeret e policisë, punëtoret e burgjeve, shitëset e dyqaneve e të tjera.

Papa, gjithashtu vlerësoi shumë gra, që qëndrojnë në shtëpi për të ndihmuar fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

"Le të lutemi për ato që Zoti t'u japë atyre forcë dhe që komunitetet tona t'i mbështesin ato së bashku me familjet e tyre", tha ai.

Papa Françesku tha se ishte duke u lutur për të gjitha vendet e prekura nga pandemia, por veçanërisht për ata me shumë viktima, duke përmendur Shtetet e Bashkuara, Italinë, Spanjën dhe Francën.

XS
SM
MD
LG