Ndërlidhjet

Konfirmohen edhe 15 raste me koronavirus në Kosovë


Ilustrim.
Ilustrim.

Instituti i Shendetësisë Publike në Kosovë bëri të ditur se janë konfirmuar edhe 15 raste me koronavirus në Kosovë.

"Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (7) raste dhe Vraniq dy (2) raste), tre (3) raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Nerodime e epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq", thuhet në komunikatën në Institutit.

Po ashtu të hënën janë shëruar edhe katër pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 377 raste të të infektuarve me koronavirus, 8 raste të vdekjes si dhe 63 të shëruar.

XS
SM
MD
LG