Ndërlidhjet

Aktakuzë ndaj personit që kërcënoi presidentin Thaçi


Ilustrim.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet K.P, i cili me 26 mars të këtij viti përmes rrjeteve sociale kishte kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaci.

Prokuroria njofton se K.P dyshohet për kryerje të veprës penale “kanosje”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, i dyshuari kishte përdorur një profil të rrejshëm në Facebook, përmes së cilit ka “kanosur seriozisht të dëmtuarin Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me punën e tij si person zyrtar, se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit”.

Përveç mesazheve kërcënuese, siç njofton prokuroria, K.P kishte postuar edhe fotografi të dy armëve të gjata me ç’rast ka shkaktuar frikë te presidenti Thaçi.

XS
SM
MD
LG