Ndërlidhjet

Arrin në 18 numri i të vrarëve në sulmin në Kanada


Nova Skocia, Kanada

Ka arritur në 18 numri i të vrarëve nga një person i armatosur, të dielën në Kanada.

Në mesin e të vrarëve është edhe një zyrtare policore, e identifikuar si Heidi Stevenson.

Kërdia ka filluar të shtunën vonë, sipas kohës lokale, dhe ka përfunduar pas 12 orësh.

Autoritetet kanë thënë se sulmuesi i dyshuar, i maskuar si polic, ka qëlluar njerëz në lokacione të ndryshme në Nova Skocia.

Ai është vrarë më pas nga policia.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se sulmi paraqet një “situatë të tmerrshme”.

“Jemi me ju dhe bashkëndjejmë me ju”, tha Trudeau të hënën, në një fjalim drejtuar kombit.

"Ky ishte një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë", tha kryeministri i Nova Skocias, Stephen McNeil.

Sulmi është cilësuar si më i rëndi në Kanada që nga viti 1989, kur një sulmues ka vrarë 15 gra në Montreal.

XS
SM
MD
LG