Ndërlidhjet

Rritet numri i abonentëve në Netflix në kohë të pandemisë


Ilustrim

Kanali televiziv Netflix tha se ka pasur rritje të madhe të numrit të abonentëve këtë vit, pasi izolimi ndaj koronavirusit ka mbyllur miliarda njerëz në shtëpi.

Gati 16 milionë njerëz krijuan llogari në Netflix në tre muajt e parë të vitit, tha kompania amerikane.

Kjo shifër, sipas saj, është pothuajse dyfishi i abonentëve të rinj që janë regjistruar në muajt e fundit të vitit 2019.

Megjithatë, Netflix, i cili qëndron pas disa prodhimeve miliona dollarëshe, tha se izolimi i ka ndaluar pothuajse të gjitha xhirimet në botë.

Kërkesa për filmat dhe dokumentaret në Netflix muajin e kaluar është rritur aq shumë, saqë kompania ka thënë se do të zvogëlojë cilësinë e videove të saj në Evropë, për të lehtësuar ngarkesën mbi ofruesit e shërbimeve të internetit.

Netflix ka punësuar edhe 2,000 njerëz për të mbështetur konsumatorët, pas kërkesave në rritje.

XS
SM
MD
LG