Ndërlidhjet

Në Mbretërinë e Bashkuar konfirmohen 763 vdekje të reja nga COVID-19


Londra gjatë kohës së pandemisë.

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar edhe 763 vdekje të reja nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 18.100.

Këto shifra nuk përfshijnë vdekjen në komunitet, në vende të tilla si shtëpi kujdesi.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 134,635.

Më herët, dhjetra mjekë kanë shtruar pyetje për kohën e izolimit për të cilën Britania e Madhe i këshillon ata që kanë simptoma Covid-19.

Udhëzimi qeveritar thotë se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktin me të tjerët për shtatë ditë nëse shfaqin simptoma.

Por, kjo është një kornizë kohore shumë më e shkurtër nga ajo që e ka sugjeruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH-ja sugjeron deri në dy javë izolim.

Një grup prej 25 mjekësh i kanë shkruar Sekretarit britanik të Shëndetit, Matt Hancock, në lidhje me shqetësimet e tyre.

XS
SM
MD
LG