Ndërlidhjet

Ambasada e SHBA-së: Dhuna ndaj pakicave të jetë e papranueshme për qytetarët


Flamuri i Kosovës dhe i SHBA-së.

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se mbrëmë (28 prill) në fshatin Cernicë të komunës së Gjilanit është djegur shtëpia e pabanuar e një banori serb lokal.

"Sipas shërbimeve të Komunës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga pakujdesia nga një grup i të rinjve, të cilët pa leje kanë hyrë dhe shfrytëzuar shtëpinë private", thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

Kryetari i komunës, Lutfi Haziri e ka dënuar aktin e djegies së shtëpisë, si dhe ka kërkuar që organet e drejtësisë të veprojnë sa më shpejt lidhur me këtë incident.


Në njoftimin e komunës së Gjilanit thuhet se shtëpia është në pronësi të Svetozar Cvetkoviq.

Ndaj këtij incidenti ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Kosovë, e cila ka kërkuar nga organet e sigurisë që të bëjnë një hetim të plotë të rastit.

"Dhuna që ka në shënjestër komunitetet pakicë, përfshirë pretendimet për zjarrvëniet në shtëpitë e serbëve të Kosovës, duhet të jetë e papranueshme për të gjithë qytetarët që besojnë në paqe dhe drejtësi. Incidente të tilla duhet të hetohen plotësisht dhe të ndiqen penalisht", thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.


Komuna e Gjilanit ka thënë se ekipet e ekspertëve janë autorizuar për të bërë vlerësimin e dëmeve të pronës së djegur.

XS
SM
MD
LG