Ndërlidhjet

Ministri Vitia kërkon hetime për rastin e vdekjes së të riut në Qendrën e Studentëve


Ministri i Shëndetësisë në detyrë i Kosovës, Arben Vitia.
Ministri i Shëndetësisë në detyrë i Kosovës, Arben Vitia.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të vendos në prioritetet e saj hetimin e rastit të vdekjes së një personi në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë, të cilat shërbejnë si karantinë për personat që hyjnë në Kosovë.

Më 3 maj, një person ka vdekur, pasi u hodh nga katet e larta, të njërit prej konvikteve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Në një konferencë për media, ministri në detyrë Vitia, tha se do të ushtrohen të gjitha përgjegjësitë institucionale dhe do të zbardhet çdo e dhënë lidhur me këtë rast.

“Do të zbardhet çdo e dhënë që lidhet me rastin, prej angazhimit të udhëtimit nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, pritjes së vizitës mjekësore në aeroport dhe shoqërimin në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. I bëjë thirrje prokurorisë së shtetit të vendos në prioritetet e saj hetimin e plotë të rastit. Çdo supozim i parakohshëm që mund të bëjmë tani, është mungesë përgjegjësie”, tha Vitia.

Në bazë të një vendimi të institucioneve të Kosovës, Qendra e Studentëve në Prishtinë është shëndruar në karantinë për personat që hyjnë në Kosovë.

Ky vendim është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

XS
SM
MD
LG