Ndërlidhjet

Maas thotë se Evropa nuk ishte e përgatitur mirë për koronavirusin


Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se duhet pranuar se Evropa nuk ishte “e përgatitur mirë” për pandeminë e koronavirusit.

Në deklaratën e lëshuar për të shënuar Ditën e Evropës, Maas tha se fillimisht, shumica e shteteve, përfshirë edhe Gjermaninë, u fokusuan që ta luftojnë pandeminë vetëm në shtetet e tyre.

Ndërsa mbrojti përgjigjen që shteti i tij ka bërë kundër koronavirusit, duke thënë se ishte e domosdoshme që fillimisht Gjermania të mbronte veten dhe më pas të ndihmonte të tjerët, ministri Maas tha se Bashkimi Evropian, pas shpërthimit të krizës, është përmirësuar.

Maas tha se solidariteti i shprehur nga vendet anëtare të BE-së “është unik në botë”, duke shtuar se Gjermania dëshiron që blloku evropian të jetë më i fuqishëm kur pandemia të ketë kaluar.

Gjermania merr presidencën e BE-së më 1 korrik.

XS
SM
MD
LG