Ndërlidhjet

Ndalohen gjashtë persona, s’i respektuan masat kundër COVID-19


Fotografi nga arkivi.

Gjashtë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet, që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejme të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, në Mitrovicë të Jugut janë ndaluar tre persona, ndërkaq nga një person është ndaluar në Prishtinë, Ferizaj dhe në kufi, njofton Policia e Kosovës.

Që prej 18 majit, në Kosovë ka nisur faza e dytë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit. Në këtë fazë – e cila pritet të zgjasë deri më 2 qershor – janë hapur një sërë biznesesh.

Qytetarët kanë të drejtë të qarkullojnë katër orë në ditë – dy orë paradite dhe dy pasdite. Orari i qarkullimit është i rregulluar në grupe, në bazë të numrit të parafundit në letërnjoftim.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi. Prej tyre, 785 janë shëruar dhe 29 persona kanë vdekur.

XS
SM
MD
LG